Një vajzë 17-vjeçare është shpallur e zhdukur në Tiranë. Policia njofton se denoncimi për zhdukjen është bërë nga vjehrra e saj, e cila ka deklaruar se vajza nuk është kthyer në banesë që prej një dite.
Sipas burimeve zyrtare, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të lokalizuar të miturën. Ende nuk janë bërë publike të dhëna të tjera për identitetin apo vendndodhjen e saj të mundshme.
Policia u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion të kontaktojnë strukturat e rendit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.05.2025 -kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje. /Versus.al/







