AKTUALITET /

4 efektivë e mbajnë nga krahët e këmbët, arrestohet Arben Kola, njëri prej organizatorëve të protestës

Janë dashur 4 efektivë për ta arrestuar Kolën ndërsa ky i fundit mbante megafon në dorë.

Shkruar nga Versus
4 efektivë e mbajnë nga krahët e këmbët, arrestohet
Momenti i arrestimit të Arben Kolës

Policia ka nisur me arrestimet gjatë protestës së sotme para Kuvendit. Disa efektivë policie i kanë vënë prangat dhe kanë marrë zvarrë, Arben Kolën, njërin prej organizatorëve të protestës që zgjat prej më shumë se dy muajsh me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Kola po drejtonte grupin e protestuesve në momentin që u shoqërua me forcë nga policia. Versus.al

Poll