AKTUALITET /

Durrës/ Pas sherrit i shkon në shtëpi për ta kanosur me armë gjahu, në kërkim autori

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit

Shkruar nga M.H
Durrës/ Pas sherrit i shkon në shtëpi për ta kanosur me
Foto ilustruese

Një shtetas me iniciale E.Gj është shpallur në kërkim nga policia, pasi qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së një personi, E.T , me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta në Durrës.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Sipas njoftimit të Policisë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë/ Durrës

Qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së një shtetasi, me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim.

Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit./ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: