
Durrës- Katër persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën në portin e qytetit në tentativë për të hyrë në Shqipëri me 35 mijë e 750 euro dhe 70 franga të padeklaruara.
Dy prej të arrestuarve Denis Menelli dhe Agim Idrizi janë drejtues të autobusit ku ishin fshehur paratë. Ndërsa dy të tjerët, Frenki Fezo dhe Tritan Biba morën paratë në tentativë për t’i kaluar pa i deklaruar në kufi.
Policia sekuestroi shumën e eurove të padeklaruara në cilësinë e provës materiale. Versus.al








