AKTUALITET /

Si i ndriti 'ylli' shoferit Bardhjus Bushaj, a po pastron milionat e call center në kullat shumëkatëshe në 4 cepat e Tiranës?

Shkruar nga Versus

Si i ndriti 'ylli' shoferit Bardhjus Bushaj, a po pastron milionat e

“Prestanomet” në Shqipëri tani janë kthyer në një taktikë të zakonshme të personave të fuqishëm të cilët fshehin pasuritë e tyre të ardhura nga aktiviteti i dyshimtë duke i regjistruar në emrin e dikujt tjetër.

Një skemë e tillë të vjen ndërmend edhe në rastin e Bardhjus Bushajt, një personi i cili nga shofer i thjeshtë u kthye në “oligark” kullash pa patur asnjë lloj kapitali fillestar për investim.

Nga shofer në pronar në mazhorancë në 4 kompani multimilionëshe

Bardhjus Bushaj, një personazh, ylli i të cilit shkrepi si një rrufe në qiell të pastër, rezulton pronar në 4 kompani ndërtimi xhirot e të cilave llogariten në më shumë gjashtë zero.

Bardhjusi, sot 44 vjeç, dikur ishte një shofer, emri i të cilit njihej vetëm nga shefat nga të cilët varej direkt, ndërsa sot është një prej oligarkëve, që marrin tendera nga Bashkia e Tiranës, ndërsa qeveria u miraton komplekse gjigande me investime marramandëse.

Si i ndriti 'ylli' shoferit Bardhjus Bushaj, a po pastron milionat e
Bardhjus Bushaj

Por diçka ndodhi, përgjatë vitit 2016… Bushaj, nga një prej nesh që priste rrogën në fund të muajit, e gjen veten aksioner në kompaninë e ndërtimit “Lion Construction”, e themeluar me një kapital prej 17 milionë lekësh.

‘Fati’ deshi që brenda një periudhe të shkurtër, kjo kompani arriti të marrë përsipër projekte të rëndësishme ndërtimi në Tiranë dhe të fitojë tendera publikë me vlera të konsiderueshme. Pak kohë pas krijimit të saj, kompania përfitoi pasuri shtetërore përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave, prona të cilat më pas u përdorën si garanci për kredi bankare, duke siguruar kështu financime të reja për zgjerimin e aktivitetit.

Ndërkohë, Bardhjus Bushaj u bë pronar i vetëm i kompanisë përmes blerjes së aksioneve në transaksione me vlera të larta. Sipas raportimeve mediatike, “Lion Construction” ka qenë një nga përfitueset kryesore të tenderave publikë, duke marrë thuajse 50% të kontratave të dhëna nga Bashkia e Tiranës përmes procedurave të mbyllura ose negociatave të drejtpërdrejta. Vlera totale e këtyre kontratave është përllogaritur në mbi 50 miliardë lekë. Në logjikën e një biznesi, probabiliteti që kjo të ndodhë është drejt zeros. Por dhe një qytetar I thjeshtë, të cilit nuk i është dashur të provojë fatin me tenderat e institucioneve shqiptare, e kupton që diçka kërcet në këtë histori.

Më 18 prill 2025, me vendim të Këshillit të Ministrave, kompanisë “Lion Construction”, në pronësi të Bardhjus Bushajt, I jepet një tjetër projekt i madh i quajtur “Albora’s Lake”. Projekti parashikon ndërtimin e 42 vilave luksoze dhe 17 kullave me nga 30 kate, pranë liqenit të Farkës.   

Një super sipërmarrje apo jo?! Dhe këtu sërish ‘kolegët’, rivalët e shumëkush tjetër me siguri ka ngritur supet në habi.

Megjithëse shumë prej të parëve dinë burimin e fatit të z. Bushaj.

‘Albora’s Lake’ një projekt invaziv

Si i ndriti 'ylli' shoferit Bardhjus Bushaj, a po pastron milionat e

Zona e Farkës, dikur ishte një nga zonat më të bukura të mbetura në Tiranë. Me një hapësirë disa hektarë të gjelbëruar, Farka ishte ndër të paktët oaz pushimi për kryeqytetasit. 

Sot pamjet nga kjo zonë janë vetëm një hartë kafe.

Si i ndriti 'ylli' shoferit Bardhjus Bushaj, a po pastron milionat e

Por ajo që ngre edhe më shumë dyshimet është fakti sesi punimet kishin nisur që në fundin e vitit 2024, përpara se KKT të miratonte lejen për projektin në 18 prill të vitit 2025. “Lion Construction” e Bushajt nisi ndërtimet para zbardhjes së vendimit për ndërtimin e kullave, a thua se ishte krejt i sigurt për vendimin që do të merrte KKT. Ndërkohë institucionet përgjegjëse që ndodhen në vendngjarje sapo nis zhurma e një çekani, vetëm këtë batërdi të jashtëligjshme nuk e kishin parë.

Së fundmi luani i ‘Lion Construction’, Bardhjus Bushaj po ndërton dhe  “Lion Park 2”, përveç atij pranë Kodrave të Liqenit Artificial që po ndërtohet tek Zogu i Zi me apartamente të ngjeshura të cilët ngjajnë me konvikte të zbukuruara me vazo lulesh në majë.

Si i ndriti 'ylli' shoferit Bardhjus Bushaj, a po pastron milionat e

Si injektohet tregu i ndërtimit nga paratë e call center-ave

Projektet komplekse të ndërtimit, kërkojnë veç të tjerash (e para sigurisht është krahu I fortë I pushtetit) dhe miliona lekë, shumë milionë. Burime për Versus.al bëjnë me dije se sektori I call center-ave është një nga shtyllat në të cilat mbahet në këmbë aktiviteti i Bardhjus Bushajt. Së fundmi autoritetet ligjzbatuese kanë zhvilluar aksione me rezulytate impresionuese, por pa mundur të shkojnë deri tek ata që lëvizin fijet.

Por në fund të fundit dhe kjo kërkon pak fat, njësoj si një dekadë më parë kur nga shofer me një llogari page në një sipërmarrës me disa biznese dhe shumë llogari. Gjithsesi shtetit a nuk i takon ta bëjë një ‘check’ se nga vjen gjithë ky fat?! Versus.al

Poll