
Policia ka zbardhur dinamikën e plagosjes mesnatën e 26 majit, ku Klodian Kallo, plagosi me armë zjarri Juxhin Hamajezin për një borxh 30 mijë euro që ja kishte këtij të fundit.
Sipas policisë, i dyshuari kryesor Kallo, është shpallur në kërkim me 2 bashkëpunëtorët e tij në këtë ngjarje, Gjergji Lleshi dhe
Fillimisht mes tyre ka pasur një debat e më pas Kallo ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34 vjeçarit, i cili ka marrë vetëm një plumb në këmbë.
Sherri mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar ishte i hershëm pasi Hamajezi i kishte marrë një automjet Kallos me vlerë rreth 30 mijë euro dhe paratë nuk ia kishte dhënë.
Policia dyshon se Kallo kishte shkuar tek lokali i 34 vjeçarit Hamajezi për t’i kërkuar lekët ose në të kundërt do e vriste.
Fillimisht mes tyre ka pasur një debat e më pas Kallo ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34 vjeçarit, i cili ka marrë vetëm një plumb në këmbë.
I plagosuri është me precedent penal, i arrestuar për trafik klandestinësh, ndërsa në 2018 i shpëtoi një atentati teksa u qëlluar me armë nga Santjago Malko.
Gjatë marjes në pyetje, pasi u plagos, 34 vjeçari Hamajezi nuk ka pranuar të japë deklarime para grupit hetimor. Versus.al

