AKTUALITET /

“Çunat e Dubait” ndryshojnë “strofkullën”? gazetari zbulon bazën e re të bosëve të krimit” Shërbimet ruse mund t’i infiltrojnë!

Sipas Hoxhës, në 5 vitet e fundit në Rusi është rritur ndjeshëm konsumi i kokainës dhe shqiptarët, duke qenë grosistë në shumicë, kanë gjetur aty një bazë operacionale për t’i zhvendosur aktivitetet e tyre

Shkruar nga Versus

“Çunat e Dubait” ndryshojnë

Shqiptarët e shpallur në kërkim nuk do të strehohen më në Dubai, pasi tashmë për bosat e krimit Rusia po përbën interes.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në media se nga Rusia nuk ka ekstradime pasi Federata Ruse nuk e pranon.

Sipas Hoxhës, në 5 vitet e fundit në Rusi është rritur ndjeshëm konsumi i kokainës për shkak edhe të luftës, dhe shqiptarët, duke qenë grosistë në shumicë, kanë gjetur aty një bazë operacionale për t’i zhvendosur aktivitetet e tyre.

“Problemi që është në Rusi është tjetër gjë, që Rusia ka një mafie të vetën shumë të fortë me të cilën ti duhet të jesh korrekt.

Problemi me Federatën Ruse është se duhet të jesh korrekt me organizatat lokale dhe, së dyti, nuk duhet të ekspozohesh ndaj shërbimeve që ata i kanë shumë të forta, të shërbimeve të luftës kundër narkotikëve apo shërbimeve sekrete që kanë, sepse ata përdorin çdo aset si mjet për pushtetin që është atje, për Putinin", tha gazetari duke theksuar se kjo zhvendosje ka nisur prej 2 vitesh.

Sipas tij, kjo përbën një rrezik tjetër, se ata mund të kthehen, mund të filtrohen nga shërbimet sekrete ruse, mund të kthehen në një problematikë tjetër brenda vendit tonë.

"Derisa e bëjnë grekët, s’e bëjnë ato? Jo, jo, rusët janë më të rrezikshëm. Këta po them, janë shumë më të rrezikshëm.. Po ne këtu nuk na rrezikon Rusia të na pushtojë, por kemi Serbinë dhe Greqinë që janë dy vende ortodokse. Çfarë janë rusët? Ortodoksë. Janë sllavë. Ta kanë dhe alfabetin? E kanë. Po të shikosh, cirilik është ai i tyre. Po të shikosh grekët ndaj rusëve", tha Hoxha. Versus.al

Poll