AKTUALITET /

Kushtetuesja ia ktheu për rigjykim, Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

Kjo është e disata herë që kryebashkiakut i rrëzohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë.

Shkruar nga Versus
Kushtetuesja ia ktheu për rigjykim, Gjykata e Lartë lë në
Erion Veliaj

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO që konfirmoi masën e arrestit me burg për Erion Veliajn. Veliaj kishte paraqitur rekurs duke kërkuar zëvendësimin e masës me një masë më të butë sigurie, ndërsa çështja u shqyrtua këtë të enjte.

Gjykata Kushtetuese kishte kthyer për rishqyrtim një tjetër kërkesë të tij lidhur me lirinë personale, duke kërkuar argumentim më të detajuar mbi proporcionalitetin e masës së sigurisë në raport me funksionin që ushtron si kryebashkiak i Tiranës.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja kishte theksuar se Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” cenon të drejtën për t’u zgjedhur dhe ushtrimin e mandatit publik. 

Veliajt i janë pezulluar afatet e paraburgimit pasi nuk ishte i pranishëm në seancën e radhës të mbajtur në themel në gjyqin e tij. Ndaj kryebashkiakut të arrestuar që prej 10 shkurtit 2025, rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale. Versus.al

Poll