AKTUALITET /

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Një ditë pas mbledhjes së fundit, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. 

Nga sot nafta do të shitet jo më shumë se 187 lekë për litër, duke shënuar një ulje të çmimit prej 3 lekësh.

Gjithashtu edhe benzina ka pësuar rënie dhe duke nisur nga sot një litër benzinë do të shitet jo më shumë se 174 lekë për litër.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit. Versus.al

Poll