BOTA /

“Ajatollah, frikacak i fshehur në bunker”, ministri izraelit thirrje ushtrisë: Sulmoni me gjithë forcën

Katz tha se qëllimi është destablizimi i regjimit të Ajatollahut dhe largimi i kërcënimeve ndaj Izraelit.

Shkruar nga Versus
“Ajatollah, frikacak i fshehur në bunker”, ministri izraelit
Ministri izraelit Israel Katz dhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Aytollah Khamenei

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ai dhe Kryeministri Benjamin Netanyahu i kanë dhënë udhëzime ushtrisë izraelite që të “intensifikojë sulmet kundër objektivave strategjikë” në Iran, pasi Irani nisi valën e fundit të raketave balistike në qytete anembanë Izraelit të enjten.

“Diktatori frikacak iranian rri thellë brenda bunkerit të tij të fortifikuar dhe nis sulme të qëllimshme në spitale dhe ndërtesa banimi në Izrael”, tha Katz në një deklaratë të ndarë nga ministria e mbrojtjes, duke iu referuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

“Këto janë format më të rënda të krimeve të luftës dhe Khamenei do të mbahet përgjegjës për krimet e tij.”

“Kryeministri dhe unë kemi dhënë udhëzime IDF-së që të intensifikojë sulmet kundër objektivave strategjikë në Iran dhe kundër vendeve qeveritare në Teheran, me qëllim që të largohen kërcënimet me të cilat përballet Shteti i Izraelit dhe të destabilizohet regjimi i Ajatollahëve”, tha ai, sipas deklaratës. Versus.al

Poll