Irani lëshoi gjatë mëngjesit të sotëm një seri raketash balistike, njëra prej të cilave goditi edhe spitalin në Soroka në jug të Izraelit.
Për pasojë një grua 60 vjeçare mbeti e plagosur nga sulmi, ndërsa në pamjet e publikuara shihet paniku që ka kapluar pacientët dhe mjekët të cilët vrapojnë për të dalë nga ndërtesa dhe për të shkuar në një strehimore të sigurt.
"Ne po vlerësojmë aktualisht dëmet, duke përfshirë lëndimet", tha një zëdhënëse e spitalit, duke vënë në dukje se kishte "dëme të gjera në zona të ndryshme". Versus.al







