BOTA /

Ambasadori francez: Kosova mund të vetëizolohet nëse s’i dëgjon miqtë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Kosova mund të vetëizolohet po që se i injoron miqtë ndërkombëtar dhe nuk i respekton zotimet që i ka marrë përsipër.

Shkruar nga Versus
Ambasadori francez: Kosova mund të vetëizolohet nëse s’i
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Kosova mund të vetëizolohet po që se i injoron miqtë ndërkombëtar dhe nuk i respekton zotimet që i ka marrë përsipër.

Fjalën e mbajti në një konferencë në kuadër të rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së.

“Mesazhi i parë është: Kosova nuk është e izoluar, përveç nëse izolohet vetë. Ju nuk jeni të izoluar. Ne, pesëshja (QUINT), vendet e tjera të BE-së kemi qenë duke e mbështetur Kosovën për vite me radhë. Së fundmi, e rilexova sërish këshillën tonë juridike për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2009, ku shpjegohej pse Franca e mbështeti Kosovën në vitin 1999, në vitin 2008. Dhe mbështetja jonë është ende këtu.

Mbështetja gjermane është ende këtu. Ju nuk jeni të izoluar. Dhe Kosova nuk është një ishull. Ajo ndodhet në mes të një rajoni që vetë është pjesë e kontinentit. Pra, ju nuk jeni të izoluar, përveç nëse izoloheni vetë. Si izoloheni vetë? Duke mos i dëgjuar miqtë, duke kultivuar vetëmjaftueshmëri morale, duke gjetur të gjitha arsyet e mundshme për të mos respektuar angazhimet e mëparshme. Prandaj, lutja, ashtu dëgjoni miqtë tuaj”, ka thënë ai.

Kujtojmë se më herët ambasadori i BE-së në Kosovë është shprehur se Kosova duhet të formojë qeverinë dhe të konstituojë kuvendin.

Poll