BOTA /

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime sekrete për Ukrainën në Zvicër

Të pranishmit kishin përvojë diplomatike dhe të sigurisë, por ata nuk ishin zyrtarë qeveritarë

Shkruar nga Versus

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime sekrete për

Amerikanë dhe rusë janë takuar në Zvicër për bisedime jozyrtare rreth luftës në Ukrainë gjatë muajve të fundit, kanë konfirmuar tre burime informacioni për Reuters.

Ndërsa të pranishmit kishin përvojë diplomatike dhe të sigurisë, ata nuk ishin zyrtarë qeveritarë.

Ata nuk janë identifikuar, por bëhet e ditur se të paktën një numër i vogël i këshilltarëve të Trumpit ishin në dijeni të takimit, shkruan Reuters.

Shumë detaje të tjera mbeten të paqarta, duke përfshirë nëse ukrainasit ishin të pranishëm kur filluan takimet dhe çfarë përfshinte agjenda e tyre.

Ndryshe, Ministria e Jashtme zvicerane tha se takimet mbahen rregullisht në Zvicër midis palëve të përfshira në konfliktin e Ukrainës dhe se është e informuar për to.

Organizuar nga aktorë joshtetërorë, ato mundësojnë shkëmbime që nuk përfshijnë drejtpërdrejt qeveritë, thuhet në një deklaratë.

“Këto aktivitete ndihmojnë për të mbështetur përpjekjet diplomatike në lidhje me konfliktin”, tha ministria. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: