BOTA /

Anëtarësimi i Shqipërisë në duart e Greqisë? Marta Kos-Mitsotakis: Do keni presidencën, presim sugjerime

Shkruar nga Versus

Anëtarësimi i Shqipërisë në duart e Greqisë? Marta

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar së fundmi një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë ku foli edhe për axhendën e BE përsa i takon zgjerimit me shtetet kandidate, mes tyre edhe Shqipërinë.

Kos tha se është vënë re progres me Malin e Zi dhe Shqipërinë. Ndërsa shtoi se po pret konfirmimet për standartet e ndërmjetme për sundimin e ligjit në Shqipëri.

“Po, me të vërtetë. Faleminderit, Kryeministër, për mundësinë për t’u takuar para se të vizitoj Delfin. Në të vërtetë, ka lëvizje në procesin e pranimit dhe kemi pasur disa lajme shumë të mira ditët e fundit. Dje, pas pothuajse 17 vitesh, për herë të parë, u krijua grupi i punës për traktatin e pranimit të Malit të Zi. Ky është vetëm hapi i parë, por tregon angazhimin e shteteve anëtare dhe, sigurisht, të Malit të Zi, si dhe të Komisionit Evropian”- u shpreh Kos.

Më tej deklaroi se fakti që presidenca e BE do të jetë në dorën e Greqisë vitin e ardhshëm nënvizon edhe njëherë rëndësinë e Athinës zyrtare në këtë proces duke parë edhe faktin se kufizohet me Shqipërinë.

“Dhe kur flas për procesin e zgjerimit, Greqia është një partner shumë i rëndësishëm, veçanërisht nëse shikojmë përpara drejt vitit të ardhshëm, në gjysmën e dytë të të cilit ju do të mbani presidencën. Unë vërtet mbështetem tek ju. Ne nuk mund të kemi sukses në procesin e zgjerimit pa presidencën. Do të jetë shumë punë për ju. Sepse ju jeni në një pozicion qendror, kufizoheni me shumë vende kandidate dhe gjithmonë keni marrë pjesë dhe keni dhënë një impuls të ri përmes Axhendës së Selanikut në vitin 2003”- shtoi komisionerja. Versus.al

Poll