
Izraeli tha se ra dakord me propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për armëpushim pas sukseseve të tij ushtarake në Iran, në një deklaratë në emër të qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Në deklaratë thuhet se Izraeli kishte arritur objektivat e vendosura dhe madje edhe shumë më tej pas rreth 2 javësh sulmesh ndaj Iranit.
"Izraeli ka eliminuar një kërcënim ekzistencial të menjëhershëm dhe të dyfishtë si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike. Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran”- thuhet në deklaratë.
Izraeli falënderoi Trumpin dhe SHBA-në për mbështetjen e saj ushtarake "në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian".
"Izraeli do t'i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit", shtohet më tej në deklaratë.
Ndërsa më herët, media iraniane e njoftoi armëpushimin si të iniciuar nga pala izraelite duke pretenduar se kishin qenë të detyruar pasi kishin parë fuqinë e Iranit. Versus.al







