
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden shokoi politikën amerikane ditën e djeshme pasi shpalli tërheqjen nga gara për një mandat të dytë presidencial. Pavarësisht se raportohej se Biden po mendonte seriozisht këtë mundësi, sidomos pasi u infektua me Covid, lëvizja e tij ditën e djeshme solli një mori reagimesh nga liderë botërorë.
Pati shumë spekulime se tërheqja nga gara e Biden erdhi pasi u prek nga Covid-19. Por në një deklaratë për mediat, Shtëpia e Bardhë siguroi se shëndeti i ish-presidentit nuk ishte një faktor në vendimmarrjen e tij për t’u larguar si kandidat për president.
Zv/presidentja Kamala Harris ishte figura që ai mbështeti haptas pas tërheqjes nga kandidimi. Ndërsa kjo e fundit e pranoi nominimin për të qenë kandidate dhe u shpreh e nderuar që Biden propozoi emrin e saj. Kandidatura e saj u prit mirë nga përfaqësues demokratë si dh eish-presidenti Bill Clinton e ish-kandidatja për president Hillary Clinton.
Por çfarë ka ndryshuar në aspektin e donacioneve për fushatën zgjedhore te demokratët që pas tërheqjes së Biden nga gara?
Me të marrë vesh tërheqjen e Biden nga gara, donatorët demokratë bënë një mori donacionesh për plaftormën e partisë për mbledhjen e fondeve të fushatës zgjedhore. Ajo e djeshmja ishte dita e vetme më e madhe e mbledhjes së fondeve për vitin 2024 pas fillimit të fushatës së Kamala Harris me afro 50 milionë dollarë të mbledhura.
Fushata e zotit Biden kishte 95 milionë dollarë të grumbulluara deri në fund të qershorit, sipas një dosjeje në fundjavë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. Versus.al







