Dy raketa ranë në oborrin e rezidencës së kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu në Cezarea. Policia dhe Shin Bet (sigurimi i brendshëm) thonë se “ngjarja e rëndë shënon një përshkallëzim të rrezikshëm”. Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në atë kohë.
Javët e fundit, një dron i nisur nga Libani kishte goditur një fasadë të së njëjtës shtëpi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kryeministri Netaniahu nuk ishte i pranishëm as në këtë rast.








