
E ëma e 14 vjeccares së mitur Martina Carbonaro, e vrarë nga ish i dashuri ka folur e përlotur për mediat italiane, duke u shprehur se vajza e saj u hodh si të ishte një mbeturinë.
"Vajza ime u hodh si mbeturinë në qese. Ishte e lidhur. Dashuria mund të mbarojë por tani, kush do të ma kthejë vajzën 14-vjeçare? I kërkova atij: 'A i ke bërë gjë vajzës?' Dhe ai e mohonte, thoshte: 'As nuk e kam prekur. Por unë e kuptova kur erdhi në shtëpinë time dhe më tha se kishte bërë një dush." është shprehur Fiorenza Cossentino.
E emocionuar Cossentino u përgjigjet gazetarëve, por shpesh ndalet për të marrë frymë mes lotësh e psherëtimash, duke kujtuar të bijën, shkruan Corriera della Sera.
"Ajo ishte e dashuruar, por edhe e frikësuar. Kur, para ca kohësh, ai e qëlloi me shuplakë, ajo e kuptoi që ai mund të bëhej i dhunshëm." shtoi më tej e ëma e të miturës.
14 vjeçarja ishte zhdukur që nga 26 maji por u gjet dy ditë më vonë e vrarë brutalisht nga ish i dashuri I saj Alessio Tucci.
19 vjeçari rrëfeu vrasjen i vënë në presion nga policia pasi ishte regjitstruar ngakamerat e sigurisë pranë vendit ku u gjet trupi i 14 vjeçares.
Gjatë mbrojtjes së tij, ai tha: "Po, është e vërtetë, unë e vrava. E godita me një gur."
Tucci, i cili punonte herë pas here si punëtor ndërtimi, kishte qenë në një lidhje me Martinën për dy vitet e fundit, që kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Çifti ishte ndarë dy javë më parë, me vendim të të miturës.







