Zëvendës kryeministri kroat Josip Dabro ka dhënë dorëheqjen pas skandalit që përfshiu shtetin Ballkanik, ku protagonist ishte vetë ai!
Video e publikuar nga mediat kroate bëri xhiron e rrejtit. Në pamjet që qarkulluan në media dhe rrjete sociale Dabro teksa udhëtonte me makinë me miqtë të tij nën shoqërinë e një muzike të njohur, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër nga dritarja e mjetit.
“Vetëm për vëllain tim Mario”- u shpreh ai në gjuhën kroate.
Ky skandal I kushtoi postin zyrtar që ai mbante. / Versus.al/








