BOTA /

E papritur/ Bangladeshi lëshon urdhër-arresti për deputeten britanike, çfarë dyshohet

Me pretendimin nga Komisioni Kundër Korrupsionit i Bangladeshit mësohet se Siddiq ka përfituar në mënyrë të padrejtë një toke prej 7200 metra katrorë në një zonë elitare të qytetit.

Shkruar nga Versus

E papritur/ Bangladeshi lëshon urdhër-arresti për deputeten

Autoritetet kundër korrupsionit në Bangladesh kanë lëshuar një urdhër arresti për deputeten britanike të Partisë Laburiste, Tulip Siddiq, mbi dyshimet për përvetësim të paligjshëm prone në kryeqytetin Dhaka.

Me pretendimin nga Komisioni Kundër Korrupsionit i Bangladeshit mësohet se Siddiq ka përfituar në mënyrë të padrejtë një toke prej 7200 metra katrorë në një zonë elitare të qytetit.

Sipas autoriteteve, kjo tokë është siguruar përmes lidhjeve të saj familjare me regjimin e mëparshëm të Sheikh Hasinës, tezja e saj dhe ish-kryeministrja e vendit.

Avokatët e zonjës Siddiq kanë reaguar menjëherë, duke i cilësuar akuzat si "plotësisht të rreme" dhe politikisht të motivuara.

Në një deklaratë për Sky News, ata theksojnë se "nuk ekziston asnjë provë ligjore për ngritjen e akuzave ndaj saj" dhe se "nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me përvetësimin e tokës."

Deputetja britanike dha dorëheqjen si Ministre e Thesarit në fillim të këtij viti, pas një hetimi etik të nisur nga zyra e Kryeministrit britanik për shkak të lidhjeve të saj me qeverinë e rrëzuar të Bangladeshit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: