E ardhmja e ish-diktatorit gjakatar të Sirisë nuk dihet pas arratisjes së tij nga vendi dhe strehimit të tij tek aleati i tij i ngushtë Vladimir Putin.
Megjithatë në mes të kësaj tumnaje për fatin e diktatorit sirian një interes ka zgjuar dhe bashkëshortja e Bashar al-Assad, Asma e cila ishte Zonja e Parë e Sirisë për më shumë se dy dekada.
Me origjinë nga Londra dhe me një karrierë në sektorin bankar, Asma e gjeti veten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përpara se zhvillimet e përgjakshme në Siri ta kthenin imazhin e saj në një figurë urrejtjeje dhe zemërimi.

Asma e lindur në 1975 në Londër, është vajza e kardiologut të suksesshëm Faëaz Ahras dhe diplomates Sahar Ahras.
Në vitin 2000, ajo u martua me Bashar Al-Assad, i cili mori pushtetin në Siri pas vdekjes së babait të tij, Hafez Al-Assad. Prania e saj pa shami, stili i saj i sofistikuar dhe paraqitjet e saj ndërkombëtare e bënë atë një simbol të fuqizimit të femrës në botën arabe. Në vitin 2010, revista Vogue e përshkroi atë si një "Trëndafil në shkretëtirë".

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në vitin 2011, kur Siria u zhyt në një luftë civile që ekspozoi shtypjen brutale të regjimit të Asadit.
E konsideruar fillimisht një "modernizatore", shpejt imazhi Asmas u lidh ngushtë me diktaturën dhe mizoritë e bashkëshortit të saj. Lufta ka lënë qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur, duke shkatërruar imazhin e Sirisë si një vend i hapur dhe progresiv.

Gjatë konfliktit, Asma mori një rol aktiv në ekonominë e regjimit, duke organizuar rrjete kontrolli që përfshinin shpërndarjen e ndihmës humanitare, aksesin në internet dhe subvencionet ushqimore. Kritikët e saj e quajtën atë "Zonja Makbeth", pasi ajo e përdori rolin e saj për të forcuar pozitën e regjimit dhe për të siguruar mbajtjen e bashkëshortit të saj në pushtet.
Asma, e konsideruar fillimisht një "modernizatore", shpejt u lidh ngushtë me diktaturën dhe mizoritë e saj. Lufta ka lënë qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur, duke shkatërruar imazhin e Sirisë si një vend i hapur dhe progresiv.
Gjatë konfliktit, Asma mori një rol aktiv në ekonominë e regjimit, duke organizuar rrjete kontrolli që përfshinin shpërndarjen e ndihmës humanitare, aksesin në internet dhe subvencionet ushqimore.
Kritikët e saj e quajtën atë "Zonja Makbeth", pasi ajo e përdori rolin e saj për të forcuar pozitën e regjimit dhe për të siguruar mbajtjen e tij të pushtetit. E diagnostikuar me kancer gjiri në vitin 2018 dhe vdekja e vjehrrës së saj në 2016 e sollën atë në qendër të vëmëndjes por përfshirja e saj në administrimin e regjimit tani kishte gërryer çdo imazh pozitiv që ajo kishte krijuar. Në të njëjtën kohë, protestat për veprimet e regjimit çuan në fshirjen e intervistës së saj dhënë për revistën Vogue në 2012.

Me afrimin e 24 vjetorit të martesës, çifti ka të ngjarë të festojë në rrethana larg luksit të pallatit në Damask. Rënia e Asma Al-Assad pasqyron tragjedinë e Sirisë, e cila është kthyer nga një vend shprese dhe përparimi në një fushë vuajtjesh të patreguara. E ardhmja e familjes Assad mbetet e pasigurt, ndërsa vetë Asma mbetet një figurë që do të ndjekë historinë e vendit të saj./Versus.al







