BOTA /

Erdogan kërcënoi Izraelin me pushtim, i përgjigjet ministri izraelit: Do përfundojë si Sadam Huseini

Tensionet e konfliktit në Lindjen e Mesme duket se po shtrihen edhe më gjerë.

Shkruar nga Versus
Erdogan kërcënoi Izraelin me pushtim, i përgjigjet ministri
Erdogan dhe Sadam Huseini

Presidenti Tajip Erdogan tha të dielën se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç kishte bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabakh, megjithëse ai nuk shpjegoi se çfarë lloj ndërhyrjeje po sugjeronte. Erdogan, i cili ka qenë një kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gaza, filloi të diskutojë atë luftë gjatë një fjalimi duke lavdëruar industrinë e mbrojtjes të vendit të tij.

"Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t'i bëjë këto gjëra qesharake për Palestinën. Ashtu si hymë në Karabak, ashtu si hymë në Libi, ne mund të bëjmë të njëjtën gjë me ta," tha Erdogan në një takim të Partisë së tij në pushtet.

Për këtë deklaratë të Erdoganit pati një reagim edhe nga Izraeli. Ministri Jashtëm izraelit, Israel Katz, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, ka publikuar foton e presidentit turk bashkangjitur me atë t ëish-presidentit të Irakut, Sadam Husein duke thënë se po ecën në gjurmët e tij.

“Erdogan po ndjek hapat e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Vetëm le të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi”.

Përgjigja për ministrin e Jashtëm izraelit ka ardhur nga Ministria e Jashtme turke, e cila sipas Anadolu tha: “Ashtu siç erdhi fundi i Hitlerit gjenocidal, ashtu do të përfundojë edhe Netanyahut gjenocidal”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: