Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan planifikon të vizitojë Sirinë dhe zyrtarët po punojnë për të përcaktuar datat e përshtatshme për një vizitë të tillë, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan .
Kujtohet se javën e kaluar, Turqia deklaroi se Izraeli duhet të tërhiqet nga Siria dhe të ndalojë dëmtimin e përpjekjeve stabilizuese atje. "Izraeli është bërë kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale" dhe është një "destabilizues strategjik, duke shkaktuar kaos dhe duke nxitur terrorizmin", tha Ministria e Jashtme turke.








