BOTA /

FBI: ADN-ja e Tyler Robinson u gjet në vendin e vrasjes së Charlie Kirk

Gjurmë ADN-je u gjetën në peshqirin që ishte rreth armës së zjarrit dhe në një kaçavidë që u gjet në çatinë e ndërtesës së kampusit.

Shkruar nga Versus

FBI: ADN-ja e Tyler Robinson u gjet në vendin e vrasjes së Charlie

Mostrat e ADN-së të marra nga dy sende të gjetura pranë vendit të vrasjes së influencuesit konservator Charlie Kirk përputhen me ADN-në e të dyshuarit në paraburgim, tha të enjten drejtori i FBI-së, Cass Patel.

Pesë ditë pas vrasjes që tronditi Amerikën dhe nxori në pah përçarjen e saj politike, hetimi po përqendrohet te Tyler Robinson, 22-vjeçari i cili u arrestua të enjten në mbrëmje dhe nuk po bashkëpunon me autoritetet.

Policia ka rikuperuar një numër provash, përfshirë një kaçavidë të gjetur në çatinë e një ndërtese në kampusin e Universitetit të Utahut në perëndim, ku fshihej personi i armatosur.

Një peshqir "që ishte mbështjellë rreth" pushkës u gjet gjithashtu në vendngjarje, tha sot për Fox News kreu i FBI-së, agjencisë federale të policisë që drejton hetimin.

"Mund të njoftoj sot se ADN-ja në peshqirin që ishte mbështjellë rreth armës së zjarrit dhe ADN-ja në kaçavidë i përkasin të dyshuarit i cili është aktualisht në paraburgim", tha Cass Patel.

I kritikuar për veprimet e tij që nga fillimi i çështjes, shefi i FBI-së iu referua gjithashtu një shënimi të lënë nga i dyshuari para se të ndërmerrte veprime.

"I dyshuari shkroi, me shkronja të mëdha, 'Kam mundësinë të eliminoj Charlie Kirk dhe do ta bëj'", tha ai, duke shtuar se FBI ka "prova" për këtë shënim, të cilin më pas e shkatërroi.

Sipas guvernatorit të Utah-ut, deri në këtë kohë nuk është përcaktuar asnjë motiv specifik për këtë vrasje.

Poll