BOTA /

"Fillimisht edhe ne e përshkruanim si organizatë terr*riste", ish-zyrtari i lartë i SHBA: S'e kuptoj pse ish-liderët e UÇK mbahen në burg

Shkruar nga Versus

"Fillimisht edhe ne e përshkruanim si organizatë

Në gjykatën e Hagës nisi ditën e djeshme seanca për dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga avokatët mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi i cili që prej 2020-ës mbahet në paraburgimin e Hagës së bashku me ish-liderët e tjerë të UÇK nën akuzën se kanë kryer trafik organesh gjatë luftës me Serbinë në 1999-ën.

I pari që dëshmoi në seancë ishte James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit. Teksa foli për mënyrën sesi funksiononte UÇK-ja, ai tha se Thaçi nuk kishte kompetenca që të merrte vendime pa patur miratimin e pjesëtarëve të tjerë.

Ndërsa nënvizoi se fillimisht edhe SHBA e kishte përshtypjen fillestare se UÇK ishte një organizatë me aktivitet terrorist.

"Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste", tha Rubin.

Në vazhdim të dëshmisë së tij ai e cilësoi të padrejtë faktin që Hashim Thaçi dhe ish-liderët e tjerë të UÇK-së janë mbajtur në paraburgim për 5 vite.

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson", tha ai.

Rubin ka qenë ndihmës sekretar i Shtetit për Çështje Publike dhe zëdhënës i sekretares së Shtetit, Madeleine Albright dhe i konsideruar si krahu i djathtë i saj. Në vitin 1999, ai është angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e UÇK-së. Aktualisht, Rubin shërben si Përfaqësues i Posaçëm dhe Koordinator në Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit. Versus.al

Poll