Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë në shok një ditë pas tragjedisë në një diskotekë, kur zjarri që shpërtheu në objekt vrau të paktën 59 persona dhe plagosi më shumë se 155.
Në Koçan mbretëron trishtimi dhe heshtja pas ngjarjes tragjike. Qytetarët dhe ditën e sotme kanë ndezur qirinj në nderim të rinjve që humbën jetën dhe nuk ka vendas që nuk ka derdhur lot.
Tashmë njerzit kanë filluar të mblidhen në qendër të qytetit për protestën që do mbahet kundër korrupsionit në vend.
Forcat të shumta policore janë mbledhur në qendër të qytetit.
‘Tani jeni mbledhur, po ku ishit kur duhej? ‘ është shprehur një protestuesit duke i referuar policisë.
’12 shoqe të mia janë plagosur, tre kanë vdekur. Ata u vranë. Do të qaj sa të jem gjallë’ është shprehur një adoleshentë para fillimit të protestës.
Rezultatet e para të hetimeve për zjarrin në Koçan flasin për shkelje të rënda të sigurisë në diskotekën “Puls”, dhe siç njoftoi prokuroria, i dyshuari kryesor është organizatori i koncertit.
Pesëmbëdhjetë persona janë aktualisht nën hetim dhe prokuroria ka kërkuar paraburgim për dhjetë, njoftoi televizioni Telma i Shkupit.
Kryetari i Komunës së Koçanit Ljupço Papazov ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij të parevokueshme.
"Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Shumica prej tyre i kam njohur, i kam njohur familjet e tyre, disa prej tyre kanë qenë miq në profilin e tij në Facebook", shkruan Papazov.
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektershi është arrestuar. Nga hetimi u konstatua se diskoteka “Puls” kishte licenca false të miratuara nga ministria e tij . Përveç tij, policia po heton edhe rolin e Sekretares së Shtetit, Razmena Çekiq Gjuroviq./Versus.al







