POLITIKË /

Rama i përgjigjet PD për Tik Tokun: Vetëm recitojnë! Ja data kur mbyllet platforma në Shqipëri

Kreu i qeverisë po ashtu tregon edhe shifrat e këshillimit për mbylljen e Tik Tok, duke zbuluar njëkohësisht edhe datën se kur rrjeti në Shqipëri do të mbyllet përfundimisht

Shkruar nga Versus

Rama i përgjigjet PD për Tik Tokun: Vetëm recitojnë! Ja data

Kryeministri Rama nga Fieri, ka komentuar edhe vendimin për mbylljen e Tik Tok, për të cilën Partia Demokratike zhvilloi një tubim të shtunën, në shenjë proteste për mbylljen e platformës “online”.

"Ne kemi njerëz që kanë qenë me PD në pararojë, por e kanë kuptuar. Shihni ca ndodh me ta, ata që fituan i lënë jashtë. Kryetari i partisë në Kavajë del i pari dhe e lënë jashtë. Lista e kënetës është listë për të qenë në opozitë. Vetëm recitojnë kuak kuak. Është bërë për të dalë jo të clirojë tiktokun, por për të thënë na i vodhën".

Kreu i qeverisë po ashtu tregon edhe shifrat e këshillimit për mbylljen e Tik Tok, duke zbuluar njëkohësisht edhe datën se kur rrjeti në Shqipëri do të mbyllet përfundimisht

"Me TikTok ka ndodhur diçka që duhet marrë si shembull. Prindërit me bindje të ndryshme kanë harruar bindjet dhe 95% e tyre në këshillimin që bëmë për qasjen ndaj TikTok u dakordësuan që duhej mbyllur. Të gjitha të tjerat presin kjo nuk pret. Nuk mund ta humbim trenin.

Teknikisht nuk është si mbyllje dritash. Brenda 10-15 ditësh normalisht do të jetë blackout”, tha Rama.

Po ashtu Rama foli dhe për kundërshtarët elektoralë, ndaj të cilëve thotë se Partia Socialiste do të thyejë një rekord me votë. /Versus.al/

Tags:

rama fier

Poll