POLITIKË /

Bashkia e Tiranës, Salianji: Do të kandidoja po të ma kishin ofruar! Ja çfarë mendoj për Florjan Binajn

Sipas Salianjit, në vendet ku ka autokraci, kryeqytetin e fiton opozita.

Shkruar nga Versus

Bashkia e Tiranës, Salianji: Do të kandidoja po të ma kishin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në Euroneës, ka deklaruar se do të kandidonte për bashkinë e Tiranës, nëse PD do t’ja kishte ofruar si mundësi. Por gjithashtu shprehu mbështetjen për kandidaturën e pavarur të Florjan Binajt, duke e cilësuar si person të jashtëzakonshëm.

Sipas tij, fitorja do të jetë e opozitës duke përmendur faktin që kryeqyteti bën për herë të parë zgjedhje të parakohshme dhe se kudo ku sundon autokracia, në kryeqytete fiton opozita.

Pyetje: Do ta kishe marrë përsipër të bëje kandidatin e Bashkisë Tiranë po të ta ofronin? Do ishe më mirë ti sesa Florjan Binaj?

Ervin Salianji: Ju e dini që mua mi kanë ndaluar këto gjëra. Florjan Binaj është kandidat i jashtëzakonshëm. Përtej betejës për qytetin është një betejë politike e fortë. Një test, një mundësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti për herë të parë bën zgjedhje të pjesshme, çdo kryeqytet ku sundojnë autokratët, ka fituar opozita. Sepse duan më shumë liri, mundësi dhe duan t'i japin më shumë balancë pushteteve të caktuara dhe një kandidat që nuk është i një profili të fortë politik, nuk është partiak dhe s'ka detyrim ndaj një politike të caktuar, kjo i jep mundësinë çdo qytetari që të dalë të votojë për këto elementë që përmenda. Versus.al

Poll