Me vendim të Këshillit të Ministrave, firmosur nga kryeministri Edi Rama, Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e prefektëve për Fierin dhe Vlorën.
Sipas vendimit të qeverisë, prefekt i ri në Fier është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish-deputetit të ndjerë të PS, Fatmir Xhindi, ndërsa në Vlorë është emëruar prefekte Evis Allushi.
“-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria.
Kujtojmë se gjatë muajit të kaluar, Rama pati kritika të ashpra ndaj prefektuarave duke thënë se duhet të ketë një reformë pasi janë institucione të cilat kanë humbur peshën dhe kuptimin e ekzistencës. Versus.al







