POLITIKË /

“Ka shumë dëshirë të takohet me Diellën”, Rama pret në qeveri, kryebashkiakun e Nju Jorkut

Teksa tha se kishin folur për mundësi bashkëpunimi në turizëm, Rama tha me batutë se kryebashkiaku i Nju Jorkut kishte shumë dëshirë të takohet me Diellën.

Shkruar nga Versus

“Ka shumë dëshirë të takohet me Diellën”,

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në kryeministri, kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams të cilit brenda pak javësh i përfundon mandati. Rama tha se Adams kishte ardhur në Shqipëri për të parë mundësi për marrëveshje të caktuara në fushën e turizmit.

Teksa foli për diskutimet që të ketë një linjë direkte fluturimi mes Shqipërisë dhe Nju Jorkut, Rama duke folur për interesin e Adams mbi teknologjinë tha se ky i fundit kishte shumë dëshirë të takohej me ministren virtuale “Diellën”.

“Më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend për të cilin ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë dhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të Nju Jorkut me vende të tjera për të parë mundësinë e nxitjes ekstra në përpjekjen që po bëjmë për fluturim direkt me Nju Jorkun dhe duke qenë se ai është shumë i interesuar për teknologjinë ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën”- tha Rama. Versus.al

Poll