POLITIKË /

Siguria në drejtësi, qeveria forcon mbrojtjen e kreut të SPAK, GJKKO dhe BKH

Edhe pas përfundimit të mandatit, Altin Dumanit i garantohet mbrojtje fizike për 3 vite.

Shkruar nga Versus

Siguria në drejtësi, qeveria forcon mbrojtjen e kreut të SPAK,

Atentati brenda sallës së gjyqit në Tiranë ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja ka bërë që Këshilli i Ministrave të ndërmarrë veprime për siguri shtesë të krerëve të Gjykatës së Posaçme dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Garantimi i sigurisë së tyre do të bëhet nga truproja të nivelit bazë dhe të mesëm ndërsa kjo mbrojtje do t’u garantohet edhe për disa vite pas përfundimit të mandatit.

‘’Kështu, garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij.

Ndërkohë, garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij’’- thuhet mes të tjerash në njërin prej vendimeve të Këshillit të Ministrave. Versus.al

Poll