Një grabitje ndodhi këtë mëngjes në Muzeun e Luvrit në Paris.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja Franceze e Kulturës, Rachida Dati, e cila shkoi në muze.
"Një grabitje ndodhi këtë mëngjes në hapjen e muzeut të Luvrit. Nuk u raportua për të lënduar. Jam në vendngjarje me stafin e muzeut dhe policinë. Hetimet janë duke vazhduar", shkroi Dati në rrjetet sociale.
Sipas Le Parisien, ishin tre gabitës, të veshur me kapuçë për të fshehur tiparet e tyre.
Ata hynë në ndërtesë nga ana e bregut të Senës, ku po kryhen punime. Ata përdorën një ashensor për të arritur në dhomën që kishin shënjestruar, galerinë Apollo.
Pasi thyen xhamin, dy prej tyre hynë brenda, ndërsa një i tretë mbeti jashtë. Sulmuesit vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës: një gjerdan, një brosh, një diademë.
Sipas një burimi nga Luvri, Regent i famshëm, diamanti më i madh në koleksion që peshon mbi 140 karat, nuk është vjedhur. Dëmi nuk është vlerësuar ende.
Policia është gjithashtu në vendngjarje duke hetuar rastin.
Muzeu është mbyllur dhe nuk u raportuan të lënduar në grabitje.
Luvri është muzeu me më shumë vizitorë në botë, me numrin e tyre që arriti në 9 milionë në vitin 2024, 80% e të cilëve ishin të huaj.







