
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare që mbahen më 9 shkurt, Albin Kurti është sulmuar ashpër nga i dërguari special i SHBA për misione të posaçme Richard Grenell.
Ky i fundit e akuzoi Kurtin se kishte dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe se nuk ishte i besueshëm. Ndërsa kryeministri i Kosovës u përgjigj mbrëmë gjatë një interviste televizive duke thënë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë qenë kurrë më të mira.
Nuk ka vonuar as përgjigja e Grenell i cili reagoi sërish nëpërmjet një postimi në “X” ku e quan Kurtin delirant duke theksuar se marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të dobëta.
“Delirant. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell. Versus.al







