BOTA /

Greqi, 4 shqiptarë hapin zjarr ndaj pronarit të dyqanit në mes të Athinës

Një person i panjohur hyri në dyqan dhe qëlloi me armë pronarin që thuhet se është me origjinë pakistaneze. Ai ka marrë lëndime në të dyja këmbët

Shkruar nga Versus

Greqi, 4 shqiptarë hapin zjarr ndaj pronarit të dyqanit në mes

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Athinës në një dyqan telefonash celularë.

Sipas “Protothema”, një person i panjohur hyri në dyqan dhe qëlloi me armë pronarin që thuhet se është me origjinë pakistaneze. Ai ka marrë lëndime në të dyja këmbët.

Më pas autori hipi në një BMË gri që po e priste jashtë në të cilën gjendeshin edhe 3 persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare.

Makina e tyre u ndoq nga forcat e policisë dhe në rrugën Kifissos për në Lamia, u përplas me 3-4 automjete të tjera.

Dy nga personat që ndodheshin në mjet u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të iknin në këmbë. Një person tjetër u gjet në vendin e përplasjes dhe u shoqërua pasi ka të ngjarë të jetë gjithashtu i përfshirë në incident. Pronari i dyqanit u dërgua në spital pas të shtënave dhe plagët e tij u përcaktuan si jo-kërcënuese për jetën. Versus.al

Poll