Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Panorama të Selanikut ku një i mitur 14 vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë babanë e të dashurës së tij 16 vjeçare.
Media greke shkruan se krimi ka ndodhur pasditen e djeshme kur festohej festa e Krishtlindjes. Babai i adoleshentes ka hyrë në shtëpi ku ka gjetur vajzën e tij dhe të dashurin e saj 14 vjeçar.
Fillimisht është përplasur me të bijën për shkaqe që ende nuk dihen, ndërsa në atë moment ka ndërhyrë i mituri 14 vjeçar i cili ka goditur me thikë pas shpine babain 64 vjeçar të të dashurës së tij.
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes dhe në prokurori janë referuar materialet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Versus.al







