BOTA /

'I kemi shkatërruar', Sekretari amerikan i Mbrojtjes pretendon se forcat ajrore të Teheranit nuk ekzistojnë më

Ai shtoi se rezultatet e operacioneve tregojnë një goditje të rëndë ndaj kapaciteteve strategjike të Iranit, duke prekur si forcën ajrore ashtu edhe flotën detare, dhe këto humbje pritet të reduktojnë aftësinë e Iranit për të kryer operacione ushtarake në rajon.

Shkruar nga Versus
'I kemi shkatërruar', Sekretari amerikan i Mbrojtjes pretendon se
Pete Hegseth

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka bërë deklarata të forta lidhur me gjendjen e forcave ushtarake iraniane, duke theksuar se operacionet amerikane kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme në radhët e tyre.

“I kemi shkatërruar. Gjeneralët më të rëndësishëm nuk mund të komunikojnë as të koordinojnë ofensivën e tyre. Aviacioni iranian nuk ekziston më, u ndërtua në 1996 dhe u shkatërrua në 2026. Marina iraniane është praktikisht fundosur në Gjirin e Persik, ne kemi dezimuar flotën e tyre,” deklaroi Hegseth gjatë një konference për shtyp në Uashington.

Ai shtoi se rezultatet e operacioneve tregojnë një goditje të rëndë ndaj kapaciteteve strategjike të Iranit, duke prekur si forcën ajrore ashtu edhe flotën detare, dhe këto humbje pritet të reduktojnë aftësinë e Iranit për të kryer operacione ushtarake në rajon.

Në fjalimin e tij, Hegseth citonte presidentin Donald Trump: “Po vijnë valë gjithnjë e më të mëdha. Ne sapo kemi filluar. Po përshpejtojmë, nuk po ngadalësojmë.”

Sekretari i Mbrojtjes tha se faza e ardhshme e operacionit synon që forcat ajrore amerikane dhe izraelite të marrin kontroll të plotë të qiellit iranian brenda një jave.

Operacionet do të fokusohen në neutralizimin e raketave iraniane, goditjen e bazës industriale mbrojtëse të ushtrisë iraniane dhe shënjestrimin e udhëheqësve ushtarakë.

Deklaratat e Hegseth sinjalizojnë një fazë më intensive të operacionit ushtarak dhe rrisin tensionet në rajon, duke shënuar një moment kritik në marrëdhëniet SHBA-Iran./Versus.al

 

Poll