BOTA /

“I maskuar” si analist, arrestohet në Kosovë agjenti spiun i serbëve

Shkruar nga Versus

“I maskuar” si analist, arrestohet në Kosovë agjenti spiun  
Pothuajse 25 vjet paslufte, ish-pjesëtari i Sigurimit Shtetëror të Serbisë (UDB) gjatë viteve ’90, Fatmir Sheholli është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për spiunazh.

Arrestimi i tij është kryer nga Prokuroria Speciale, nën asistencën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tha sot Prokuroria në një njoftim për media.

Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh”, tha Sveçla në një postim në Facebook.

 

Poll