BOTA /

Kapet “Pipo”, narkotrafikanti që urdhëroi dhjetëra vrasje, si i shpëtoi policisë për katër vite

Wilmer Chavarria, i njohur me nofkën “Pipo”, ishte kreu i bandës Los Lobos në Ekuador, u zbulua të dielën në Malaga të Spanjës

Shkruar nga Versus

Kapet “Pipo”, narkotrafikanti që urdhëroi dhjetëra

Është arrestuar një nga bosët më të rrezikshëm të drogës, i shpallur prej disa vitesh në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, është kapur në Europë, katër vite pasi inskenoi vdekjen e tij. Wilmer Chavarria, i njohur me nofkën “Pipo”, ishte kreu i bandës Los Lobos në Ekuador, u zbulua të dielën në Malaga të Spanjës. Ai dyshohet se kishte mbërritur në qytetin spanjoll me avion nga Maroku.

Familjarët e Chavarrias, katër vite më parë deklaruan para autoriteteve ekuadoriane se Wilmer Chavarria kishte ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak të shkaktuar nga COVID-19. Hetuesit zbuluan se ai kishte siguruar një pasaportë të falsifikuar kolumbiane dhe një identitet të rremë venezuelas, për të ikur nga Ekuadori në vitin 2022.

Për të shmangur identifikimin, ai iu nënshtrua shtatë ndërhyrjeve kirurgjikale për të ndryshuar pamjen dhe përdorte emrin e rremë Danilo Fernandez. Gjatë këtyre viteve, ai ka lëvizur lirisht midis Dubait, Marokut, Italisë, Holandës dhe Gjermanisë, duke qëndruar në disa nga hotelet më luksoze të kontinentit.

John Reimberg, “Pipo” ka vazhdoi të koordinojë trafikun ndërkombëtar të drogës, dyshohet se ka urdhëruar dhjetëra vrasje në Ekuador dhe ka kontrolluar operacione të paligjshme të minierave, duke bashkëpunuar ngushtësisht me kartelin meksikan Jalisco New Generation.

Ai akuzohet se është përgjegjës për të paktën 400 vrasje të dokumentuara.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, i rizgjedhur me një platformë të fortë kundër bandave kriminale, përshëndeti arrestimin. “Disa e menduan të vdekur; ne e gjetëm në ferrin e tij”, shkroi ai në X. “Sot mafiet tërhiqen. Sot fiton Ekuadori”.

 

Poll