POLITIKË /

DOKUMENTI/ Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut: Lejoni Erion Veliajn të jetë pjesë e mbledhjes së radhës

Në mbledhjen që u mor vendimi për shkarkimin, Erion Veliaj këmbënguli nga qelia e burgut që të merrte pjesë me qëllim që të thoshte argumentet e tij, por nuk iu dha mundësia

Shkruar nga Versus

DOKUMENTI/ Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut: Lejoni Erion

Të premten, për herë të parë do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës që pas 23 shtatorit, ku të djathë e të majtë votuan për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.

Në mbledhjen që u mor vendimi për shkarkimin, Erion Veliaj këmbënguli nga qelia e burgut që të merrte pjesë me qëllim që të thoshte argumentet e tij, por nuk iu dha mundësia.

Ndërkohë kësaj radhe është Këshilli Bashkiak që i ka drejtuar SPAK një kërkesë për të mundësuar prezencën e Veliajt, qoftë fizikisht apo online.

Më poshtë në dokumentin e drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve vihet re se Këshilli Bashkiak argumenton kërkesën se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.

Dokumenti

Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik.

Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon:

lejimin e përkohshëm të pranisë fizike së Erion Veliajt në mbledhje, ose, nëse kjo nuk është e mundur, mundësimin e pjesëmarrjes përmes një forme të komunikimit në distancë, si online apo videokonferencë.

Në shkresë nënvizohet se pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal.

Këshilli Bashkiak deklaron gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent.

Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak.

DOKUMENTI/ Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut: Lejoni Erion

DOKUMENTI/ Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut: Lejoni Erion

 

 

Nëse Erion Veliaj do të ishte pjesë e mbledhjes, padyshim që kjo do të ishte një ndër seancat më të shikuara nga qytetarët. Me interes është përballja e të gjithë “besnikëve”, të cilët propozuan për shkarkimin e tij nga detyra me argumentin ligjor se nuk është paraqitur në detyrë prej 3 muajsh dhe atë moral se Tirana ka nevojë urgjente për një drejtues.

Vendimi për shkarkimin e Veliajt u urdhërua nga kryeministria Rama dhe u firmos po prej tij. Ishte Begaj që dekretoi më pas zgjedhjet në Tiranë, datë që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe që më pas la në detyrë Veliajn.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll