
Pallati i Brigadave në Tiranë do të presë të premten e 21 Nëntorit për Samitin "Growth Plan" liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
Ky samit do të ketë në fokus planin e rritjes ekonomike për rajonin, integrimin ekonomik dhe transformimin e tregjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt standardeve të BE-së.
Samiti që do të zhvillohet në Tiranë më 21 Nëntor ka për synim përforcimin e rrugës së përbashkët të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian dhe të nxisin bashkëpunimin ekonomik dhe të qëndrueshëm.
Punimet e këtij samiti do të nisin në orën 09:30 me deklaratat hapëse të samitit, ndërsa 30 minuta më vonë Kryeministri Edi Rama dhe komisionerja Marta Kos do të hapin zyrtarisht punimet e samitit.
Në përfundim të punimeve të samitit, Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Agjenda e Samitit (21 nëntor, Pallati i Brigadave)
09:30 – Mirëseardhja / Deklarata për mediat
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan
Fjalë hapëse:
• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos
11:35 -Konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres Marta Kos.
