POLITIKË /

Rama: Patëm tre momente poshtërimi që testuan durimin dhe besimin tonë te BE

Rama tha se pavarësisht vlerësimit pozitivisht nga Komisioni Europian për reformat e shumta, disa herë vendi jonë ka marr “Jo” nga Këshilli i BE-së për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme midis vendeve anëtare të BE-së

Shkruar nga Versus

Rama: Patëm tre momente poshtërimi që testuan durimin dhe besimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian se Shqipëria ndodhet në fazën më të rëndësishme të procesit të integrimit, hapja e pesë kapitujve të fundit të negociatave.

Gjatë fjalimit të tij, Edi Rama numëroi problemet e shumta që ka kaluar Shqipëria në këtë rrugëtim, duke e quajtur “një rrugë të gjatë, aspak të drejtë dhe aspak të shoqëruar me duartrokitje”.

Rama tha se pavarësisht vlerësimit pozitivisht nga Komisioni Europian për reformat e shumta, disa herë vendi jonë ka marr “Jo” nga Këshilli i BE-së për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme midis vendeve anëtare të BE-së.

“Të vlerësuar nga Komisioni Evropian për përpjekjet tona, të shumta, por të refuzuara nga Këshilli, për shkak të debateve të brendshme politike në disa shtete anëtare. Patëm këto tre momente poshtërimi që testuan durimin tonë, besimin tonë tek Europa dhe vullnetin tonë për të vazhduar punën tonë”, deklaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria sot qëndron “me kokën lart”, dhe se brenda 14 muajsh janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndërsa vendi është pozicionuar në krye të bllokut të Ballkanit Perëndimor për ecurinë e integrimit.

“Dje Shqipëria hapi 5 kapitujt e fundit të negociatave, 28 e tyre nën trajtimin e Marta Kos, dhe të jem i sinqertë jo vetë që më kujtohet por nuk e imagjinoj që kur ka qenë hera e fundit që zgjerimi ka pësuar kaq shumë debat, presion dhe oksigjen të pasur politik. Më lejoni që kësaj salle t’i sjell diçka në vëmendje.

Për Shqipërinë ky rrugëtim i yni, nuk ka qenë një rrugë e drejtë e mbushur me duartrokitje, vijmë nga një rrugë  gjatë. Fillimisht të stigmatizuar dhe të nën vlerësuar për shkak të një imazhi ndërkombëtar të formësuar jo vetëm nga veprimet tona të gabuar, por edhe nga steriotipe e mediave perëndimore.

Më pas, të vlerësuar nga Komisioni Evropian për përpjekjet tona, të shumta, por të refuzuara nga Këshilli, për shkak të debateve të brendshme politike në disa shtete anëtare.

Patëm këto tre momente poshtërimi që testuan durimin tonë, besimin tonë tek Europa dhe vullnetin tonë për të vazhduar punën tonë. Nuk mund t’i harrojë kurrë, sepse i kam të gdhendura në kujtesën time fytyrat e zbehta të anëtarëve të Këshillit Evropian pas netëve të gjata të mbledhjeve, takimeve këtu në Bruksel tek shpreheshin përpara kamerave “BE nuk i mbajti premtimet e saj ndaj Shqipërisë”.

Por, siç ka thënë edhe Niçja, ajo që nuk na vrau, na bëri më të fortë dhe ja që poshtërimi u shfaq, por si një bekim që ishte thjeshtë i fshehur dhe ne vazhduam përpara me një bindje të vetme dhe të palëkundur, që ne nuk i bëjmë këto gjera për Berlinin, Parisin, por për veten tonë, për vendin tonë dhe për brezat e ardhshëm të Shqipërisë…

Sot qëndrojmë me kokën lart se brenda 14 muajsh kemi hapur të gjithë kapitujt, kemi rikuperuar një sasi të jashtëzakonshëm kohe të humbur dhe e kemi vendosur veten në krye të bllokut të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama./Versus.al

Poll