
Ambasada amerikane ka publikuar detaje nga takimi që e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi ditën e sotme me ministren Delina Ibrahimaj, në zyrën e kësaj të fundit.
Diplomatja VanHorn e ka njohur ministren shqiptare të ekonomisë me vizionin e Donald Trump dhe ka ndarë planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private. Pra, mbi tenderat.
Diplomatja e lartë amerikane ka kërkuar nga ministrja Delina Ibrahimaj miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri, sepse këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë.
"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit.
Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri.
Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë", shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
