Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për Deutsche Welle nga Brukseli, u pyet për korrupsionin e niveleve të larta në Shqipëri, një ndër problemet kyçe në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke u ndalur ndër të tjera, edhe tek abuzimet me fondet për bujqësinë IPARD II.
E pyetur nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të menaxhojë këto fonde në të ardhmen, Kos u përgjigj se po, por theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm.
“Po, jam e sigurt, por duhet të jemi të kujdesshëm. Ka shumë arsye, sepse janë paratë e taksapaguesve të BE-së dhe unë jam përgjegjëse për to. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu kemi bërë punë të mire në procesin e pranimit”, tha ajo.
Komisionerja nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është pjesë e prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian për vendet kandidate dhe se Shqipëria duhet të bëjnë më shumë reforma.
“Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajtura “Themelore”, që do të thotë se kjo është më të vërtete fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Në Shqipëri është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtetë e lehtë, SPAK po jep rezultate”, tha Kos për DW.
Pyetje: Grup-kapitulli që u hap dje, ka të bëjë edhe me bujqësinë mes të tjerash. Dhe kur u përmend bujqësia ju thatë që Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme në menaxhimin e fondeve. Kemi një eksperiencë të keqe nga e shkuara, me fondet e IPARD. Aktualisht fondet IPARD III janë të ngrira. Dhe fatkeqësisht Shqipëria është vend më nivel të lartë korrupsioni. A mendoni se Shqipëria do të jetë në gjende t’i menaxhojë këto fonde në të ardhmen?
Marta Kos: Po, jam e sigurt, por duhet të jemi të kujdesshëm. Ka shumë arsye, sepse janë paratë e taksapaguesve të BE-së dhe unë jam përgjegjëse për to. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu kemi bërë punë të mire në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajtura “Themelore”, që do të thotë se kjo është më të vërtete fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate.
Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Në Shqipëri është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtetë e lehtë, SPAK po jep rezultate. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike. Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit, por nëse korrupsioni pranohet nga njerëzit atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit.
