BOTA /

Irani lëshon "breshëri" raketash ndaj Izraelit, ushtria thirrje izraelitëve: Hyni në strehimore

Mediat e huaja raportojnë se Irani lëshoi 20 raketa balistike mëngjesin e sotëm.

Shkruar nga Versus

Irani lëshon "breshëri" raketash ndaj Izraelit, ushtria

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë ngritur alarmin për sulm të ri nga Irani gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në njoftim bëhet me dije se ‘një breshëri’ raketash iraniane janë lëshuar drejt Tel Avivit dhe deri tani janë raportuar disa shpërthime në qytet.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ushtria u bëri thirrje qytetarëve që të hynnë në strehimoret e ngritura për t’u mbrojtur.

Bombardimet e reja vijnë pas samitit që liderët e vendeve të G7-ës mbajtën në Kanada ku bënë thirrje që Irani të ndalte përpjekjet për të patur një armë bërthamore, ndërsa u ritheksua e drejta e Izraelit për t’u mbrojtur. Versus.al

Poll