
Ngjarja e rëndë ku pronari i furrës ‘Diellza’, Asim Morina në Vushtrri i mori jetën ish-punonjës së tij Nexhmje Haradinit tronditi opinion publik në Kosovë dhe jo vetëm.
Arsim Morina i cili më pas kreu vetëvrasje e kishte ruajtur lëvizjet e viktimës dhe teksa ajo ka hipur në autobusin e punës dhe ka udhëtuar pak kilometra në momentin kur ka zbritur është përballur me autorin.
Familjarët e Nexhmijës janë shprehur se Asim Morina e ka kryer vrasjen për motive xhelozi pasi ajo kishte filluar të punonte përballë biznesit të Morinës pas tetë vitesh por në një tjetër furrë buke.
Të njëjtën deklaratë ka bërë dhe kunati i Nexhmije Haradinit për News24, ku mes lotësh shprehet se e gjitha ka ndodhur për shkak të xhelozisë se përse viktima nisi punë tek konkurenti i autorit.
“Ishte gruaja e vëllait tim, ka punuar në atë furrë 8 vite, e ndërpreu disa herë punën.
3 herë e ka larguar ai nga puna dhe më pas ajo nuk ka pranuar të rikthehet. Jam i bindur që e ka bërë për xhelozi pse nisi një punë tek konkurrenti i tij. Kurrë nuk kemi pasur asgjë të keqe me askënd. Lajmin e kemi marrë vesh pasi erdha nga puna dhe pashë një tubim dhe më thanë një grua është e vrarë. Më tregoi një komshie. Vëllai na ka treguar se e kishte kërcënuar, kanë menduar se e kishte vetëm nga nervozizmi. Ishalla rasti i fundit, por këto raste nuk ndalen. Të gjithë kanë motra. Gratë mundohen të punojnë e t’i ndihmojnë burrit dhe në fund e pësojnë për shkak të njerëzve të ligj”, tha ai mes lotësh./Versus.al








