BOTA /

Itali/ Krizë në arsim, mësueset italiane pjesë e platformës OnlyFans, postojnë foto dhe VIDEO +18

Shkruar nga Versus
Itali/ Krizë në arsim, mësueset italiane pjesë e
Elena Maraga

Mësueset modele të OnlyFans jashtë orarit të punës është bërë temë e nxehtë në Itali pas zbulimit të rastit të Elena Maragas në rrethinat e Trevisos.

Pasi shkolla ku 29 vjeçarja jepte mësim mësoi ngjarjen i kërkoi asaj të qëndronte në shtëpi për disa ditë ndërsa vlerësohej masa që do merrej ndaj saj.

Nuk përjashtohet mundësia që Elena të largohet nga mësimdhënia por ndërkohë Federata Italiane e Kopshteve pritet të miratojë një kod etike që mund t’i detyrojë mësuesit e shkollave katolike që të kenë një sjellje të caktuar dhe në sferën e jetës private.

Elena Maraga ndërkohë nuk fshihet, përkundrazi në orët e fundit ajo është shfaqur në disa programe televizive dhe radiofonike.

Maraga tha se kishte një klauzolë në kontratën e saj që kërkonte që ajo të ruante një sjellje morale dhe etike në përputhje me vlerat e shkollës katolike, por në të njëjtën kohë ajo pohon se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe shumë prindër duket se janë në anën e saj deri në atë pikë sa një peticion me firma do të ishte gati në rast se mësuesja do të pushohej nga puna.

Maraga pranoi në televizion se nuk do të zgjidhte më si profesion mësuese, sepse është një sektor ku “ka ende shumë paragjykime dhe fanatizëm”, por në të njëjtën kohë ajo pretendon se e do punën e saj dhe se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me nxënësit e saj.

Mësuesja më pas zbuloi edhe të ardhurat e marra nga profili i saj OnlyFans të cilat ishin 1400 euro në muaj, ndërsa paga e saj si mësuese arrin në 1200 euro në muaj.

Nëse shkolla do ta lironte nga detyrat e saj, ajo do të ishte gati të mos jepte më mësimin dhe të vazhdonte aktivitetin e saj në mediat sociale në platformën e të rriturve./Treviso

Itali/ Krizë në arsim, mësueset italiane pjesë e

Itali/ Krizë në arsim, mësueset italiane pjesë e

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: