BOTA /

Kalohet “ngërçi” mes gjykatës dhe qeverisë italiane, nga janari rinis mbërritja e emigrantëve në Gjadër

Shkruar nga Versus

Kalohet “ngërçi” mes gjykatës dhe qeverisë

Itali- Marrëveshja për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në kampin e Gjadrit deri në një përgjigjie për kërkesat e tyre të azilit, duket se do të vihet në zbatim.

Kështu është shprehur kryeministrja italiane Giorgia meloni e cila tha se tashmë edhe gjykata e Lartë ka rënë dakord me këtë operacion që do të rinisë në janar të vitit të ardhshëm.

Për ndërtimin e qendrave të emigrantëve Italia ka investuar 670 milionë euro për një marrëveshje 5 vjeçare ku emigrantët e paligjshëm që do të kapen në brigjet e Lampedusës do të dërgohen në Shqipëri ku do të qëndrojnë derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.

Ngërçi ishte në listën e vendeve të sigurta pasi vetëm emigrantë që vinin nga këto vende, sipas marrëveshjes lejoheshin të transportoheshin në vendin tonë. Gjykata italiane ktheu mbrapsht dy grupet e para të emigrantëve.

Opozita italiane e konsideroi këtë si një dështim të përmasave të mëdha nga ana e qeverisë Meloni. Ndërsa kryeministrja nuk u dorëzua duke thënë se do të bënte të pamundurën që këto qendra të funksionojnë. Versus.al

Poll