BOTA /

Kamala Harris: Unë mbaj një armë. Shtëpia e Bardhë zbulon më shumë për këtë deklaratë

Kamala Harris habiti shumë njerëz gjatë debatit presidencial me Donald Trump, veçanërisht kur u kujtoi votuesve se ishte pronare e armëve.

Shkruar nga Versus

Kamala Harris: Unë mbaj një armë. Shtëpia e Bardhë

Kamala Harris habiti shumë njerëz gjatë debatit presidencial me Donald Trump, veçanërisht kur u kujtoi votuesve se ishte pronare e armëve.

Tani, një burim i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar më shumë informacion në lidhje me armën e saj të zgjedhur.

Ai tha se kandidatja demokrate zotëron një pistoletë për arsye sigurie personale dhe ajo ruhet në një vend të sigurt në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Burimi nuk pranoi të identifikonte markën e armës, shkruan Skyneës.

Gjatë debatit të martën, Harris bëri komentin për posedimin e një arme pasi Donald Trump pretendoi se do të ndalonte armët nëse zgjidhej.

“Ky biznes rreth heqjes së armëve të të gjithëve – Tim Ëalz dhe unë jemi të dy pronarë të armëve. Ne nuk po ia heqim armët askujt, kështu që ndaloni me gënjeshtrat e vazhdueshme për këto gjëra”, tha Harris.

Ndryshe, në vitin 2019, Harris u tha gazetarëve: “Unë jam pronare e armëve dhe kam një armë ndoshta për arsyen që e bëjnë shumë njerëz – për sigurinë personale. Unë kam qenë një prokurore”.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: