Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qendër të Los Angeles, ku dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur pas një të shtënë me armë zjarri në një festë në rrugë. Sipas autoriteteve lokale dhe burimeve të FOX News, incidenti dyshohet se është i lidhur me aktivitetet e bandave kriminale që veprojnë në atë zonë.
Festa, e cila po zhvillohej pranë një depoje dhe thuhet se ishte organizuar për një ditëlindje, kishte mbledhur rreth 60 persona. Sipas dëshmitarëve, të shtënat ndodhën papritur dhe shkaktuan panik mes të pranishmëve.
Policia e Los Angeles (LAPD), e cila po patrullonte zonën, reagoi menjëherë duke ndërhyrë në vendngjarje dhe duke e bllokuar perimetrin. Kur oficerët mbërritën, gjetën disa persona të plagosur dhe me shenja gjaku në rrugë.
Two people are dead and at least 6 injured in a mass shooting in downtown Los Angeles at an illegal warehouse party following the HARD Summer music festival at SoFi Stadium in Inglewood. pic.twitter.com/gYHp1fauGl
— Kevin Dalton (@TheKevinDalton) August 4, 2025
Një burrë 29-vjeçar u shpall i vdekur në vend. Sipas babait të tij, viktima ishte DJ dhe baba i tre fëmijëve të vegjël, të gjithë nën moshën pesë vjeç. Një grua 52-vjeçare, e cila u dërgua me urgjencë në spital, ndërroi jetë pak më vonë.
Ndërkohë, dy burra të tjerë, përkatësisht 34 dhe 37 vjeç, ndodhen në gjendje kritike në spital. Katër persona të tjerë janë plagosur, por nuk janë në rrezik për jetën. /Versus.al







