BOTA /

Mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, pak shpresë për zgjidhjen e ngërçit politik

Shkruar nga Versus

Mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit në

Në Kuvendin e Kosovës do të mbahet sot seanca e 28-të radhazi në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, do të tentojnë t’i japin fund ngërçit politik që është krijuar prej muajsh tashmë, por një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votat e mjaftueshme për të vendosur si kryeparlamentare Albulena Haxhiun, propozimin e bërë prej muajsh që nuk po merr votat e nevojshme nga deputetët.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit. Ndërsa të gjitha gjasat janë që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Versus.al

Poll